Aktualitet

SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim Enkeleida Hoxhën dhe shtatë të tjerët

11 Gusht 2021, 10:34 Nga DOSJA
SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim Enkeleida Hoxhën dhe

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet paraprake për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha dhe 7 personat e tjerë të akuzuar për korrupsion. Për pasojë, SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO Hoxhën bashkë me: sekretaren e gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi, avokatin Aldo Tabaku, si dhe 5 persona të tjerë.

Hoxha u prangos ditën e gjyqit, brenda në sallën e Gjykatës së Krujës, vetëm pak çaste para se të jepte vendimin për të liruar nga burgu Saimir Petanin, i dënuar për vrasje dhe i ekstraduar nga Italia për ekzekutimin e Romeo Beqirit. Më pas Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit.

Si funksiononte skema e lirimit?

Të dënuarit merrnin si avokat Aldo Tabakun, person që ishte kyç në mundësimin e një marrëveshjeje me Enkeleida Hoxhën. Hetimet paraprake kanë treguar se Hoxha merrte shuma parash nga gjashtë deri në 12 mijë euro për të liruar një person nga burgu. Roli i sekretares Manuela Mallkuçi ishte ndërhynte te shorti.

Njoftimi nga SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.102/2 të vitit 2020. Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkelejda hoxha mbyllen hetimet per enkelejda hoxhen enkelejda hoxha mbyllen hetimet per enkelejda hoxhen

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Gusht 2021, 09:01

TIRANË– Tre ditë më parë tentuan që të arratiseshin nga burgu 313 në Tiranë me çarçaf dhe për këtë Gjykata e Tiranës vendosi t’i lërë sot në ...