Aktualitet

Dogji pyllin në Dragobi, shpallet në kërkim autori nga Tropoja

11 Gusht 2021, 10:47 Nga DOSJA
Dogji pyllin në Dragobi, shpallet në kërkim autori nga Tropoja

TROPOJË– Një person me inicialet SH.D., është shpallur në kërkim pasi rezulton të ketë djegur një sipasfaqe pylli në afërsi të fshatit Dragobi, Tropojë.

Personi në fjalë ka ndezur një zjarr në fshatin ku jeton, në Dragobi. Flakët janë përhapur dhe zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Njoftimi i policisë Tropojë:

Dogji me zjarr një sipërfaqe pylli në afërsi të fshatit Dragobi, shpallet në kërkim autori i dyshuar. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin Sh. D., banues në fshatin Dragobi, pasi dyshohet se ka vënë zjarr në afërsi të këtij fshati, ku për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me ah dhe shkurre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

LAJM KRYESOR: 19 ditë në ‘pushtetin’ e zjarreve/ Sot nisin operacionet për neutralizimin e flakëve në Kukës, vatra më me RREZIK në Majën e Rrunës, po i afrohet Pukës dhe Mirditës

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll