Aktualitet

E rëndë në Golem, helmohen qenushët, pamjet tregojnë këlyshët e pajetë të shtrirë në tokë

11 Gusht 2021, 10:43 Nga DOSJA
E rëndë në Golem, helmohen qenushët, pamjet tregojnë

KAVAJË– Disa qenushë, vetëm tre muajsh, janë gjetur të helmuar në Golem një ditë më parë. Faqja e Instagramit ka denoncuar me pamje helmimin e katërputroshëve në këtë znë bregdetare, duke publikuar dhe një video. Pamjet tregojnë këlyshët e pajetë të shtrirë në tokë, pas helmimit.

Personat përgjegjës për këtë akt makabër nuk dihen ende. Faqja me emrin ferma.qenve.golem i bën thirrje dhe Policisë së Shtetit që të reagojë për ngjarjen në fjalë.


“Njerzit sot ne vend te zemres kane gur. Nuk e di se cfare u ka bere qenushet e shkret. Jan vetem foshnje as 3muajsh. Si mund te helmohen nga dora e nje dykembshi qe i thote vetes njeri, Kafsha vertet nuk ka goj por goja e tyre eshte vet zoti madh. Zoti vonon por nuk harron. Denoncimin e kam ber ne polici autopsia e qenve u vertetoi qe eshte helmim. Shpresoj qe shteti ta mar seriozisht kete ceshtje pasi nuk jam as i pari dhe as i fundit. Do tju lutesha te me suportonit dhe ta dergonit ket video te @policia_shtetit_shqiptar qe ta marin me seriozisht kete ceshtje. Kamera ka, ne disa zona konflikte ka pasur, besoj me pak pune si nga ata dhe ne do te shkojm drejt autoreve..,”- shkruhet krah postimit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet qente e helmuar ne golem qente e helmuar ne golem

Sondazh

Poll