Aktualitet

Transport i paligjshëm emigrantësh, arrestohet 17-vjeçari, në kërkim organizatori dhe bashkëpunëtori

11 Gusht 2021, 10:45 Nga DOSJA
Transport i paligjshëm emigrantësh, arrestohet 17-vjeçari,

KORÇË– Një 17-vjeçar me inicialet O.Sh., është vënë në pranga pasi është kapur duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm. Adoleshenti u kap në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, në afërsi të fshatit Kalivaç, Pogradec. A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan (në rolin e organizatorit) dhe Ç. B., 26 vjeç, banues në Durrës (bashkëpunëtor), janë shpallur në kërkim pasi rezultojnë se janë të implikuar në këtë çështje.

Njoftimi i policisë Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”. U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Shpallen në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit O. Sh., 17 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, në afërsi të fshatit Kalivaç, Pogradec, shtetasin e mësipërm duke transportuar me mjetin tip “Renault”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve O. Sh., kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se të implikuar në këtë ngjarje janë edhe shtetasit A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan (në rolin e organizatorit) dhe Ç. B., 26 vjeç, banues në Durrës (bashkëpunëtor), të cilët u shpallën në kërkim dhe nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.  Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 17-vjeçari transport i paligjshem emigrantesh arrestohet 17-vjeçari transport i paligjshem emigrantesh

Sondazh

Poll