Aktualitet

EMRI/ Ndezi zjarr pranë varrezave dhe dogji pyllin në Burrel, procedohet penalisht një person

11 Gusht 2021, 10:56 Nga DOSJA
EMRI/ Ndezi zjarr pranë varrezave dhe dogji pyllin në Burrel,

DIBËR– Gëzim Pali, benues në Mat është proceduar penalisht në gjendje të lirë për zjarrvënie të qëllimshme. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Pali ka ndezur një zjarr pranë varrezave të qytetit të Burrelit. Flakët janë përhapur dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe pyjore.

Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër: Dogji me zjarr një sipërfaqe tokë pyjore procedohet penalisht autori i dyshuar. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat , proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin:

G.P., banues në Mat, pasi dyshohet se pranë varrezave të qytetit Burrel, ka ndezur zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe tokë pyjore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

LAJM KRYESOR: 19 ditë në ‘pushtetin’ e zjarreve/ Sot nisin operacionet për neutralizimin e flakëve në Kukës, vatra më me RREZIK në Majën e Rrunës, po i afrohet Pukës dhe Mirditës

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gëzim pali zjarret ne shqiperi gëzim pali zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll