Aktualitet

EMRI/ Plagosi me thikë 23-vjeçarin dhe i theu xhamat e biznesit, arrestohet i riu në Cërrik

11 Gusht 2021, 10:37 Nga DOSJA
EMRI/ Plagosi me thikë 23-vjeçarin dhe i theu xhamat e biznesit,

CËRRIK– Një 23-vjeçar me inicialet M.M., banues në Cërrik ka mbetur i plagosur me thikë dhe ka përfunduar në spital. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen numër një të Cërrikut. Sipas njoftimit të polciisë, bëhet me dije se Armand Zani, 24 vjeç është konfliktuar me 23-vjeçarin për motive të dobëta.

Zani, i cili ka qenë dhe në gjendje të dehur, në konflikt e sipër ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar të riun tjetër, duke e lënë të plagosur. Më pas, ai i ka thyer me mjete të forta xhamat e dritares së biznesit.

Zani është vënë në pranga, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Cërrik: Shtetasi Armand Zani , është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Në gjendje të dehur plagosi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij dhe i theu me mjete të forta xhamat e dritares së biznesit, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftim se në lagjen nr.1, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Z., i cili ishte në gjendje të dehur, kishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. M., 23 vjeç, banues në Cërrik, dhe kishte thyer me mjete të forta xhamat e dritares së biznesit së tij, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 24 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 23-vjeçari M. M. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armand zani plagosje ne cerrik armand zani plagosje ne cerrik

Sondazh

Poll