Aktualitet

Me 208 km/h! Bllokohet “Audi” luksoz në Bypass-in e Fierit, 21-vjeçarit nga Kamza i hiqet patenta për 6 muaj, gjobitet dh

11 Gusht 2021, 10:51 Nga DOSJA
Me 208 km/h! Bllokohet “Audi” luksoz në Bypass-in e Fierit,

FIER– Një makinë luksoze e llojit “Audi” është bllokuar nga Policia Rrugore. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se ky mjet me drejtues 21-vjeçarin me inicialet H. M., banues në Kamëz, Tiranë është ndaluar pasi është pikasur nga radarët teksa udhëtonte me shpejtësi 208 km/h në Bypass-in e Fierit.

Pas kontrollit të dokumentacionit, rezultoi se automjeti nuk kishte leje për mbajtjen e xhamit të parë të riveshur si edhe kishte pa paguar 6 gjoba. Për pasojë, 21-vjeçarit iu bllokua leja e drejtimit për 6 muaj si edhe u vendos gjoba prej 80.000 lekësh të rinj.

 

Njoftimi nga policia Fier

Vijojnë kontrollet intensive me radar në Bypass-in e Fierit, për parandalimin e aksidenteve rrugore. Kapet nga radari një tjetër automjet luksoz që lëviste me shpejtësi tej normave të lejuara. Me 6 masa administrative të papaguara dhe me xhamin e parë të riveshur, bllokohet automjeti që drejtohej me shpejtësi 208 km/h, nga 21- vjeçari H. M., banues në Kamëz, Tiranë. Në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar nëpërmjet radarit, automjetin tip “Audi” me shpejtësi tej normave të lejuara.

Pas paraqitjes së dokumentacionit, rezultoi se automjeti nuk kishte leje për mbajtjen e xhamit të parë të riveshur si edhe kishte pa paguar 6 masa administrative. Këtij shtetasi iu bllokua leja e drejtimit për 6 muaj si edhe u vendos masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë, mungesë siguracioni, xhamin e parë të veshur me qeskë të zezë, qarkullim pa patentë me vete si dhe rezulton debitor me 6 masa administrative pa paguar. Automjeti tip “Audi” u bllokua nga Policia Rrugore. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet audi ne fier bllokohet audi ne fier

Sondazh

Poll