Sport

Simone Biles harron “demonët në kokë”, kampionia e gjimnastikës bën rikthimin e madh, do të garojë nesër

2 Gusht 2021, 13:33 Nga DOSJA
Simone Biles harron “demonët në kokë”, kampionia e

SHBA-Simone Biles, superylli amerikan i gjimnastikës u tërhoq nga gara e Lojërave Olimpike 2020 për t’u përqëndruar në mirëqenien e saj mendore. Vendimi erdhi një ditë para se të konkuronte sepse ajo ndjeu se nuk ishte gati mendërisht. “Unë duhet të përqendrohem në gjendjen time mendore dhe të mos rrezikojë shëndetin dhe mirëqenien time”. U shpreh disa ditë më parë Simone Biles.

Sportistja dha lajmin e madh se do të rikthehet të garojë në Olimpiadë të martën, pak më shumë se një javë pasi u largua nga takimi për t’u përqëndruar në shëndetin e saj mendor.Federata Amerikane e Gjimnastikës konfirmoi se Biles do të konkurrojë në traun e ekuilibrit.

 

We are so excited to confirm that you will see two U.S. athletes in the balance beam final tomorrow – Suni Lee AND Simone Biles!! Can’t wait to watch you both!

— USA Gymnastics (@USAGym) August 2, 2021

“Ne jemi shumë të lumtur për të konfirmuar që nesër do të shihni dy atletë amerikanë në finalen e traut të ekulibrit – Suni Lee DHE Simone Biles !! Mezi pres t’ju shikoj!” Ishte postimi i Federatës Amerikanë të Gjimnastikës.Ajo pati një përgjigjje edhe për ata që e kritikuan duke thënë se la në baltë shoqet e ekipit: “Nuk lashë në baltë njeri. Thjesht, mendja dhe trupi im nuk janë në sinkron për momentin”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport shba simone biles tokio 2020 shba simone biles tokio 2020

Sondazh

Poll

Sport 2 Gusht 2021, 12:57

EUROPË– Skuadrat shqiptare do të luajnë mundësitë e tyre në Conference League për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion të ri. Skuadra durrsake do të lu...