Sport

Formula 1: Garë e çmendur përmes shiut, një “i panjohur’” fiton Grand Prix të Hungarisë

1 Gusht 2021, 17:24 Nga DOSJA

HUNGARI – Një shi i rrëmbyer, gjysmë ore para fillimit të garës, ndryshoi skenarët e Grand Prix të Hungarisë. Starti dhe vijimi i garës, ishte sa spektakolar, aq edhe i çmendur.

Në finish, i pari vijën e mbërritjes e kaloi piloti francez Esteban Okon me makinën Alpine, i cili shënon edhe suksesin e parë në karrierë. Në vend të dytë u rendit gjermani Sebastian Vettel me Aston Martin, ndërsa britaniku Luis Hamilton i Mercedesit u ngjit në podium në vendin e tretë.

Që në nisje, piloti i Mercedesit, finlandezi Valteri Botas, rrëshqiti në kthesën e parë të garës duke nxjerrë nga pista Lando Norris dhe Sergio Perez, si dhe goditi Verstappen. Ndërkohë Lance Stroll goditi Charles Leclerc.

Përfundimi i incidentit: Bottas, Perez, Norris, Stroll dhe Leclerc të gjithë u detyruan të tërhiqeshin pasi gara. Verstapenin, mundi të rikthehej prapë në garë, por me makinën e dëmtuar dhe në fund u rendit i 10-ti dhe fituar vetëm një pike.

Gara nisi dhe një herë nën drejtimin e makinës së sigurisë, teksa të gjithë pilotët ndërruan gomat vetëm Hamilton preferoi të qëndronte në pistë. Ky gabim i kushtoi. Vazhdimi ishte spektakolar për pilotin britanik, i cili nga vendi i fundit arriti të ushtronte presion edhe ndaj Sebastian Vettel, por pa mundur ta parakalonte atë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport charles leclerc esteban okon me makinën alpine grand prix të hungarisë luis hamilton i mercedesit sebastian vetel me aston martin valteri botas charles leclerc esteban okon me makinën alpine grand prix të hungarisë luis hamilton i mercedesit sebastian vetel me aston martin valteri botas

Sondazh

Poll

Sport 1 Gusht 2021, 15:30

JAPONI – Atletët Gianmarco Tamberi i Italisë dhe Mutaz Essa Barshim i Katarit në garën e kërcimit së larti për meshkuj, të dielën në Tokio, kanë fituar nga një ...