Sport

Luiza Gega: “Jam lodhur shumë për të qenë këtu, emocione të tilla nuk i blen dot”

1 Gusht 2021, 16:59 Nga DOSJA
Luiza Gega: “Jam lodhur shumë për të qenë këtu,

JAPONI – Luiza Gega për herë të parë kaloi në finale në Lojërat Olimpike. Një rezultat historik për atletikën dhe sportin shqiptar në tërësi, sidomos në këtë grup olimpist, ku është e vetmja, e cila arrin synimin e saj për një arritje sportive të niveleve të larta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gega tregon emocionet e kësaj gare…
“Thjesht një vajzë në finale të LOJËRAVE OLIMPIKE Tokyo 2020. Dhe ku, për herë të parë sporti i atletikës shqiptare shkon në një finale olimpike. Uroj shumë ta kem këmbën e mbarë!

Sa shumë do të thotë kjo për mua, doja të kisha një kujtim të bukur nga këto lojëra dhe ia dola. Jam lodhur shumë për të qenë këtu, por kur ti e realizon atë që do, çdo lodhje ia vlen dhe emocionet që merr nuk mund t’i blesh me asgjë.

Faleminderit pa masë të gjithëve, për urimet që më keni dërguar. Dhe faleminderit nga zemra të gjithëve atyre që më mbështetën në rrugëtimin tim dhe besuan tek unë!”

 

 

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)


B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 1 Gusht 2021, 15:30

JAPONI – Atletët Gianmarco Tamberi i Italisë dhe Mutaz Essa Barshim i Katarit në garën e kërcimit së larti për meshkuj, të dielën në Tokio, kanë fituar nga një ...