Sport

Maxi Lopez largohet nga futbolli: “Ishte një udhëtim i bukur”

30 Korrik 2021, 04:59 Nga DOSJA
Maxi Lopez largohet nga futbolli: “Ishte një udhëtim i

ITALI – Maxi Lopez, i lindur në 1984, pas një karriere 20-vjeçare, midis Europës dhe Amerikës së Jugut ka t’i vari këpucët në gozhdë, pasi ka zhvilluar 416 ndeshje dhe shënuar 107 gola. Kjo është trashëgimia statistikore e Maxi Lopez midis profesionistëve.

Sulmuesi nga Buenos Aires ka vendosur të ndalojë së luajturi futboll. Një postim në Instagram, ai njofton përfundimin e një karrierë që përfshin 20 vjet, me disa fjalë të thjeshta: “Faleminderit të gjithëve që më ndihmuat të arrij ëndrrën time. Ishte një udhëtim i bukur”.

Në moshën 37 vjeç, sezonin e kaluar e kaloi i qetë në radhët e Sanbenedettese, në Serie C. Largimi nga ish-ekipin e tij, ishte bërë që korrikun e kaluar, si një shenjë paralajmëruese për lamtumirën, që u pasua nga përshëndetja për futbollin.

Një karrierë e pafund, por që kurrë në fakt nuk shkëlqeu. Por ky ka qenë Maxi Lopez ndër vite. Nga hapat e parë në River Plate deri në dy vitet në La Liga, në radhët e Barcelonës, një seri sezonesh të talentit të pashprehur (Mallorca, FK Moscow, Gremio) deri në përvojën në Catania, ku ai jetoi sezonin e tij më të mirë.

Ardhja në Milano dukej se ishte momenti i vrullit përfundimtar, por edhe një herë fati përplas derën dhe sulmuesi nuk arriti të fitojë zemrat e tifozëve. Në dekadën e fundit kaloi duke u endur mes ekipeve të ndryshme të Serie A… Ish-sulmuesin nga Buenos Aires: tani e pret një kapitull i ri.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport buenos aires fk moscow gremio mallorca maxi lopez milano pas një karriere 20-vjeçare buenos aires fk moscow gremio mallorca maxi lopez milano pas një karriere 20-vjeçare

Sondazh

Poll