Sport

Çekiçi bashkohet me Cikalleshin, firmos për dy sezone me Konyaspor

30 Korrik 2021, 04:56 Nga DOSJA
Çekiçi bashkohet me Cikalleshin, firmos për dy sezone me

TURQI – Fantazisti kuqezi Endri Çekiçi ka ndryshuar skuadër. Ai ka lënë Ankaragucun për t’u bashkuar Konyasporin, skuadër e superligës turke, ku luan edhe sulmuesi i kombëares shqiptare Sokol Cikalleshi. Ai ka firmosur një kontratë dy vjeçare, me opsionin për rinovimin edhe për një vit të tretë.

Fantazisti 25-vjeçar nga Pogradeci, pasi ka kryer vizitat mjekësore dhe firmosur kontratën, ka bërë edhe prezantimin zyrtar. Klubi i Konyaspor ka theksuar se Çekiçi është një futbollist që luan qoftë si sulmues krahu, qoftë si fantazist dhe ka zgjedhur që të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 23.

Endri Çekiçi ka një eksperiencë të konsiderueshme, pasi më herët ka luajtur për Dinamon e Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, më pas me sllovenët e Olimpija Ljubjana dhe vitin e kaluar ishte pjesë e Ankaragucu, e cila nuk arriti të qëndronte në Superligën turke.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ankaragucun endri cekici konyasporin sokol cikalleshi ankaragucun endri cekici konyasporin sokol cikalleshi

Sondazh

Poll