Sport

U godit me çekiç aksidentalisht, atletja kubane nuk i reziston dot frakturave në kokë, ndërron jetë në moshën 19-vjeçar

29 Korrik 2021, 15:02 Nga DOSJA
U godit me çekiç aksidentalisht, atletja kubane nuk i reziston dot

KUBË– Alegna Osorio Mayari nuk ia doli. Atletja kubane ka ndërruar jetë në moshën 19 vjeç si pasojë e një aksidenti në stërvitje në muajin prill. Alegna Osorio Mayari po bënte stërvitje kur një koleg hodhi çekiçin duke goditur në kokë sportisten. Kjo e fundit pësoi fraktura të shumta në kafkë dhe për fat të keq nuk u zgjua kurrë nga koma.

Alegna Osorio Mayari do të mbahet mend si e katërta në Lojërat Olimpike Rinore 2018 në Buenos Aires dhe medaljen e bronztë dy vjet më pas në Kampionatin Pan America.

Vdekja e Alegna Osorio gjithashtu pati një jehonë në Tokio ku sportistja amerikane Gëen Berry e angazhuar në Lojërat Olimpike i kushtoi asaj një kujtim. “Të gjitha lutjet shkojnë për familjen e Alegna Osorio Mayari, kjo është e trishtueshme”.

 

??Wow. Sending love to her family during this time. This is so sad https://t.co/aaGTo5F7J4

— Gwen Berry OLY (@MzBerryThrows) July 29, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alegna osorio mayari kuba alegna osorio mayari kuba

Sondazh

Poll