Sport

VIDEO / E rrallë, sportisti amerikan ngrin në vend sa dëgjon himnin e vendit të tij, lë garën në mes

29 Korrik 2021, 13:41 Nga DOSJA
VIDEO / E rrallë, sportisti amerikan ngrin në vend sa dëgjon

JAPONI – Në këtë periudhë pushimesh e temperaturash të larta e gjithë vëmendja është te Lojërat Olimpike dhe ngjarjet kryesore ndodhin kryesisht atje.

Mes shumë gjërash pikante një tjetër video po bën xhiron e globit. Bëhet fjalë për sportin e atletikës dhe kërcimin me shkop.

Atleti amerikan bëhet gati të kërcejë në provën e tij, ndërkohë më sallë dëgjohet himni amerkan, pasi po zhvillohej një ceremoni medaljesh.

Garat e atletikës zhvillohen në të njëjtin ambient kryesisht dhe paralelisht zhvillohen disa gara e ceremonira.

Me të dëgjuar himnin, sportisti ndërpret garën në momentin e kërcimit për të respektuar himnin e vendit të tij.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll