Sport

Vajza e Maradonës, Giannina dhe Osvaldo, zyrtarizojnë dashurinë e tyre

28 Korrik 2021, 05:37 Nga DOSJA

ARGJENTINE – Në muajt e fundit kishte zëra për një marrëdhënie të mundshme midis ish-sulmuesit argjentinas dhe vajzës së Diego Armando Maradona me Claudia Villafañe: Gianinna.

Postimi i fundit i Osvaldos, në faqen e tij shumë të njohur në Instagram, nuk lë dyshim. Argjentinasi vendosi të mos fshihet dhe publikoi një foto, duke përqafuar vajzën e ish “Pibe de Oro”, duke shkruar një mesazh shumë të qartë: “Te amo”.

Gianinna dhe Daniel Osvaldo janë njohur me njëri-tjetrin që nga viti 2015, kur ai u kthye në Argjentinë për të luajtur me Bocan. Në atë kohë, ai ishte vendosur në një shtëpi në një lagje private në Tigre, ku jetonte vajza e vogël e Diego Armando Maradonës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport claudia villafane daniel osvaldo diego armando maradona gianinna claudia villafane daniel osvaldo diego armando maradona gianinna

Sondazh

Poll