Sport

Michael Ngoo rikthehet te Tirana, për të përsëritur 2020-tën…

27 Korrik 2021, 20:09 Nga DOSJA

TIRANE – Sulmuesi Michael Ngoo, u rikthye te Tirana. Shtatlarti anglez ishte një prej lojtarëve protagonistë, i cili u shpall kampion i Shqipërisë me bardheblutë më 2020, vitin jubilar të 100-vjetorit të klubit kryeqytetas.

28-vjeçari britanik, i cili ka luajtur për Tiranën edhe në vitet 2017-2020, është prezantuar sot si lojtari më i ri i bardhebluve kryqytetas, duke e forcuar më tej organikën e skuadrës së orges Shehit në prag të sezonit të ri futbollistik.

“Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’ju bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar. Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion.

Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore. Mirëseerdhe në familjen tënde Michael!”, – shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas të Tiranës, të faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport michael ngoo shtatlarti anglez u rikthye te tirana u shpall kampion i shqipërisë vitet 2017-2020 michael ngoo shtatlarti anglez u rikthye te tirana u shpall kampion i shqipërisë vitet 2017-2020

Sondazh

Poll