Sport

Cristiano Ronaldo në ankth, njeriu i shtrenjtë i tij shtrohet me urgjencë në spital

27 Korrik 2021, 17:13 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo në ankth, njeriu i shtrenjtë i tij shtrohet me

PORTUGALI – Motra e yllit portugez, Cristiano Ronaldo, Katia Aveiro është dërguar në spital, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Për afro 10 ditë, Katia qëndroi në shtëpi, por gjendja shkoi duke u përkeqësuar dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Një prishje planesh kjo për Ronaldon, i cili mund të shkëputet nga stërvitja me bardhezinjtë, për të udhëtuar drejt Portugalisë. Vetë këngëtarja bëri një postim të gjatë në ‘’Instagram’’, duke shpjeguar dhe gjendjen e saj shëndetësore.

‘’Unë u infektova, dreq, që nga 17 korriku jam pozitiv dhe kam qenë në izolim në shtëpi shumë mirë, me pak simptoma, por duke mbajtur protokollin sipas rregullave. Fatkeqësisht që nga e premtja e kaluar, në datë 23, u bëra më keq dhe kam pneumoni për shkak të virusit të mallkuar. Shkurtimisht, kam ardhur në spital.

Gjithçka po shkon mirë, po shërohem, falënderoj Zotin dhe falë shërbimit të Sesaram (Hospital do Funchal) me një ekip të mrekullueshëm mjekësor dhe me një histori të pabesueshme për të treguar. Unë jam akoma me të njëjtat mendime dhe besime, nuk është një virus i mallkuar i mbjellë në lakminë e kësaj bote që do të më rrëzojë’’,- shkruan Katia Aveiro.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo katia aveiro katia aveiro ne spital cristiano ronaldo katia aveiro katia aveiro ne spital

Sondazh

Poll