Sport

Allegri rrëfen ‘AND’-në e tij: “Kam refuzuar Realin, sepse dua Juventusin”

27 Korrik 2021, 15:49 Nga DOSJA
Allegri rrëfen ‘AND’-në e tij: “Kam refuzuar Realin,

ITALI – Massimiliano Allegri, është rikthye te Zonja e Vjetër, duke bërë “rrokadë” me Andrea Pirlon, pas shkarkimit që i kishte ndodhur në vitin 2019. Ndërkohë, që ai ka disa ditë që ka nisur nga puna, sot në mesditë, në “Allianz Arena”, i shoqëruar nga presidenti Andrea Agnelli, ka dalë për të folur për here të parë për mediat, duke bërë njëherësh edhe prezantimin e tij zyrtar.

Ndër të tjera, tekniku 53-vjeçar i bardhezinjve, është shprehur se ai kishte refuzuar një ofertë të klubit “los blancos” të Madridit, duke dëshmuar besnikërinë e tij ndaj Juventusit, skuadër të cilën e ka drejtuar me sukses edhe nga 2014 deri më 2019.

“Kam refuzuar ofertë që të bëhesha trajner i Real Madridi. Po, u thashë faleminderit për mundësinë, sepse unë dua Juventusin,”- ka thënë trajneri toskan. Më pas numri një i bardhezinjve, konfirmoi se Giorgio Chiellini shumë shpejtë do të rinojë kontratën, ndërsa po vazhdojnë bisedimet me Paulo Dybalan.

Trajneri i ri juventin Massimiliano Allegri ka disa ditë që ka filluar fazën përgatitore me skuadrën, e cila nga dita në ditë po plotësohet me lojtarët që kanë qenë me pushime, pas imnjimeve në “Euro2020”. Ai shpreson që të rikthejë titullin e Serie A sërish në Torino.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “los blancos” të madridit allianz arena euro2020 giorgio chiellini massimiliano allegri paulo dybalan presidenti andrea agnelli zonja e vjeter “los blancos” të madridit allianz arena euro2020 giorgio chiellini massimiliano allegri paulo dybalan presidenti andrea agnelli zonja e vjeter

Sondazh

Poll