Sport

“Tokyo 2020”: Klejdi Kadiu nuk ia del, eliminohet në 100 m. stil i lirë

27 Korrik 2021, 14:34 Nga DOSJA

JAPONI – Ditën e sotme në Lojërat Olimpike të Tokios, në disiplinën e 100 metrave stil i lire, ka garuar edhe notar ynë Klejdi Kadiu. Ai e përshkoi largësinë me kohën e 51.65 sekondave, duke u renditur i pesti në baterinë e tij dhe i 52-ti midis 70 konkurrentëve.

Kësisoj, me këtë rezultat, notari shqiptar e pati të pamundur të kualifikohej për më tej në këtë garë, duke u eliminuar që në tentativën e parë.

Ditën e nesërme, më 28 korrik, në “Tokyo 2020”, nga sportistët shqiptarë do të ngjitet në pedanë peshëngritësi Briken Calja, ndaj të cilit pritet shumë, nëse nuk ndodhin të papritura. Rezultatet e tij premtojnë, pse jo edhe mundësinë e ndonjë medaljeje.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport briken calja disiplinën e 100 metrave stil i lire klejdi kadiu lojerat olimpike te tokios më 28 korrik renditur i pesti në baterinë e tij dhe i 52-ti midis 70 konkurrentëve briken calja disiplinën e 100 metrave stil i lire klejdi kadiu lojerat olimpike te tokios më 28 korrik renditur i pesti në baterinë e tij dhe i 52-ti midis 70 konkurrentëve

Sondazh

Poll