Sport

VIDEO / Plaku dhe Kallaku marrin përsipër Teutën dhe e kualifikojnë

27 Korrik 2021, 18:17 Nga DOSJA
VIDEO / Plaku dhe Kallaku marrin përsipër Teutën dhe e

ANDORRA – Teuta ia del të fitojë në Andorra 0-3. Ekipi durrsak kishte humbur 0-2 në shtëpi takimin e parë të raundit të dytë të “Conference League” përballë Inter Esclades, skuadrës kampione të Andorrës, duke e eliminuar atë pas 120 minutash lojë. Kësisoj, Teuta kualifikohet për në turin e tretë të “Conferenca League”, ku do të përballet me irlandezët e Shamrock Rovers.

Sebino Plaku hap serinë e golave të tij në këtë takim, në minutën e 25-të pas një krosimi të Kotobellit.

Ndërkohë në pjesën e dytë, shpresat e Teutës për ta çuar të paktën në shtesë takimin shtohen, falë një supergoli të Plakut, 10 minuta nga fundi i ndeshjes.

Me shifrat 0-2 Teuta barazoi takimin e parë që humbi në Durrës dhe si rrjedhojë takimi shkoi në shtesë. Që në pjesën e parë të shtesës, Teuta fiton një 11-metrësh me Grudën, që Kallaku e shndërroi në gol, duke fiksuar shifrat 0-3 për Teutën.

Me këtë rezultat, Teuta kualifikohet për në turin e tretë të “Conferenca League”. Kundërshtari saj i radhës eshtë skuadra irlandeze Shamrock Rovers. Takimi i parë më 5 gusht do të luhet në Irlandë, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 12 gusht në “Niko Dovana”.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport sebbino plaku sebbino plaku

Sondazh

Poll