Sport

Zyrtare: Petkoviç i thotë lamtumirë Zvicrës për një klub francez…

28 Korrik 2021, 05:30 Nga DOSJA

FRANCE – Ishte menduar si një thashetheme merkatoje, por ja që tani një lajm i tillë është zyrtarizuar. Sipas francezes ‘L’Equipe’ dhe zviceranes ‘Blick’, trajneri Vladimir Petkoviç ka ndërprerë bashkëpunimin e tij me Federatën Zvicerane të Futbollit.

Mësohet, se Petkoviç ka ndërprerë kontratën me ASF, duke i dhënë i ka dhënë lamtumirën kombëtares helvete, për të nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me skuadrën franceze të Bordeaux, çka tani është bërë zyrtare.

Vladimir Petkoviç kishte shtatë vite në krye të pankinës së kombëtares së Zivcrës dhe kontrata e bashkëpunimit të tij me Federatën Zvicerane të Futbollit përfundonte pas kampionatit botëror “Katar 2022”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport blick federatën zvicerane të futbollit l'equipe me skuadrën franceze të bordeaux trajneri vladimir petkoviç blick federatën zvicerane të futbollit l'equipe me skuadrën franceze të bordeaux trajneri vladimir petkoviç

Sondazh

Poll