Sport

VIDEO / Sebino Plaku shënon dopietën dhe i jep shpresë kualifikimit të durrsakëve

27 Korrik 2021, 17:32 Nga DOSJA
VIDEO / Sebino Plaku shënon dopietën dhe i jep shpresë

ANDORRA – Zhbllokohet Inter Escaldes-Teutës, takim i dytë i raundit të dytë në Conference League. Kampionët e Shqipërisë humbën 0-2 në Durrës dhe sot kërkojnë përmbysjen e madhe dhe kualifikimin.

Skuadra e Edi Martinit ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 25-të. Asist i Sherif Kallakut nga krahu i majtë dhe finalizim i Sebino Plakut.

Eurogol i Sebino Plakut në përballjen Inter Escaldes-Teuta. Sulmuesi “veteran” dhuroi show me goditjen e tij në minutën e 80-të të duelit të dytë të raundit të dytë në Conference League.

Goli i dytë personal në këtë ndeshje për 36-vjeçarin dhe 0-2 për kampionët e Shqipërisë. Gol tepër i rëndësishëm për Teutën, që humbi 0-2 në “Niko Dovana”, një javë më parë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter escaldes-teuta inter escaldes-teuta

Sondazh

Poll