Sport

Rooney deponon në polici për një orë për skandalin me modelet

27 Korrik 2021, 11:39 Nga DOSJA
Rooney deponon në polici për një orë për skandalin me

ANGLI – Skandali i fotove të ish-yllit të Manchester United vazhdon të nxjerrë gjëra të reja. Një fans i futbollistit e ka filmuar atë, teksa ishin duke ecur disa momente përpara se të shkonin në dhomën e hotelit, në orën 5:15 të mëngjesit, të ditës së dielë.

Tayler, e cila kishte 13 mijë ndjekës në Instagram, postoi një foto të saj me Rooney në divan.

Pas publikimit të fotove, Rooney ka bërë denoncim në polici dhe sot është marrë në pyetje nga oficerët për më shumë se një orë. Ai është ankuar se fotot poshtëruese janë bërë pa dijeninë e tij.

Tre vajzat u zhveshën dhe sfiluan para babait të 4 djemve në dhomën e hotelit në Manchester. Gruaja e tij Coleen, 35 vjeçe, me të cilën kanë 13 vite të martuar ka refuzuar të ndërpresë pushimet e saj me katër djemtë në Wales.

Sipas disa burimeve thuhet se ajo është plotësisht në krah të tij dhe se e di që ai ka rënë viktimë.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll