Sport

Shaqiri-Liverpoolit: “Jam gati për një sfidë të re”! Ja me kë do të luajë ai…

27 Korrik 2021, 04:53 Nga DOSJA
Shaqiri-Liverpoolit: “Jam gati për një sfidë të

ANGLI – Sidomos pas ndeshjeve të “Euro 2020” interesimi për futbollistit Xherdan Shaqiri, është rritur mjaft gjatë merkatos së verës, ku disa klube të ndryshme nga Europa kërkojnë të përfitojnë nga aftësitë lojtarit nga Zhegra e Gjilanit.

Sipas ‘Goal’, dy klubet italiane, Napoli dhe Lazio janë të interesuara për të. Interesim për 29-vjeçarin ka shprehur edhe Sevilla dhe Villareali, ndërkohë që çmimi i Shaqirit në treguan e futbollit aktualisht llogaritet të jetë rreth 20 milionë euro.

Në këtë mjedis, Shaqiri, duke parë se edhe hapësirat e tij kanë qenë të pakta në skuadrën e Kloop, është bindur që duhet të lëvizë për rifilluar një aventurë të re. Këtë synim, futbollisti i kombëtares së Zvicrës, ia ka shprehur edhe bordit drejtues të “The Reds”.

“I thashë bordit të Liverpoolit se ndihem gati për një sfidë të re. Ata e pranuan vendimin tim dhe tani do të konsiderojnë oferta për të më shitur mua. Liverpooli nuk do të më ndalojë këtë verë”,- ka thënë Shaqiri për “CorSport”.

Me pas sulmuesi Xherdan Shaqiri ka theksuar se ai do dëshironte një rikthim në Itali, duke shtuar edhe se kë do të donte të luante: “Do të doja të kthehesha në Itali dhe do të doja të luaja për Lazion”,- ka deklaruar ai.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “corsport” 20 milionë euro drejtues të “the reds” euro 2020 kombëtares së zvicrës napoli dhe lazio të luaja për lazion xherdan shaqiri zhegra e gjilanit “corsport” 20 milionë euro drejtues të “the reds” euro 2020 kombëtares së zvicrës napoli dhe lazio të luaja për lazion xherdan shaqiri zhegra e gjilanit

Sondazh

Poll