Sport

Stuhia “Nepartak” shqetëson Tokion: erërat priten deri në 120 km/orë

26 Korrik 2021, 17:04 Nga DOSJA
Stuhia “Nepartak” shqetëson Tokion: erërat priten deri

JAPONI – Pas pandemisë, këtu tani është edhe stuhia tropikale. Lojërat e Tokios do të hyjnë në histori, si më të trazuarat ndonjëherë. Dhe për të përforcuar konceptin vjen edhe “Nepartak”, me erëra që pritet të arrijnë deri në 120 km/h, të kombinuara me shira të mëdha (deri në 15 centimetra në skenarin më të keq).

Disa nga garat e planifikuara për më 27 korrik (veçanërisht në kanotazh, vela, gjuajtje me hark dhe surfing) janë shtyrë për arsye paraprake. Në fakt, për momentin nuk është e sigurt që zona e Tokios do të preket.

Mbërritja e rreshjeve të para të dendura në vendet olimpike, pritet të hënën në mbrëmje, me një përkeqësim të martën. Sipas parashikimit të agjencisë meteorologjike Kishocho, “Nepartak” është i destinuar të kthehet në një tajfun dhe do të godasë bregdetin e rajonit në veri-lindje të kryeqytetit, Tohoku.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka bërë të ditur se është i gatshëm të rregullojë ndryshime të mëtejshme të programit nëse është e nevojshme, duke monitoruar vazhdimisht situatën në bashkëpunim me autoritetet japoneze.

Disa media lokale, të tilla si “Japan Times”, tregojnë se erërat mund të shtyhen më në veri, duke shmangur kështu një tjetër shqetësim për Lojërat. Të dielën, stuhia arriti rreth 1,800 kilometra larg Tokios, në mes të oqeanit.

Në këto pjesë, tajfunët janë mjaft të zakonshëm dhe japonezët janë mësuar me fenomene të këtij lloji. Problemi kryesor është logjistika olimpike, një mekanizëm gjigant makinash që sjell mijëra njerëz në ditë nga një pjesë e qytetit në një tjetër, me atletë, media dhe vullnetarë në rrugë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “japan times” “nepartak” është i destinuar të kthehet në një tajfun 1 800 kilometra larg tokios deri në 120 km/h deri në 15 centimetra në skenarin më të keq lojërat e tokios më të trazuarat ndonjëherë tohoku veri-lindje të kryeqytetit “japan times” “nepartak” është i destinuar të kthehet në një tajfun 1 800 kilometra larg tokios deri në 120 km/h deri në 15 centimetra në skenarin më të keq lojërat e tokios më të trazuarat ndonjëherë tohoku veri-lindje të kryeqytetit

Sondazh

Poll