Sport

“Tokio 2020”, dita e tretë: Italia renditet e nënta, pas Kosovës…

26 Korrik 2021, 18:12 Nga DOSJA

JAPONI – Në fund të ditës së tretë të garave, në Lojërat “Tokyo 2020”, Italia siguroi edhe katër medalje të tjera (tre argjendi dhe një bronz), duke e çuar numrin momental të medaljeve në nëntë, të fituara nga sportistët

Eshtë ky një ‘rezultat’ që e vendos delegacionin sportiv “azzurr” në vendin e nëntë në tabelën e medaljeve, pas Kosovës, e cila pas sukseseve të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, vetëm dy medalje, por të arta, renditet në vendin e tetë.

Kryesuesi i renditjes sipas medaljeve është Japonia me 8 ari, 2 argjendi dhe 3 bronzi, me gjithsej 13 medalje, një më pak se SHBA, e cila aktualisht ka fituar 7 ari, 3 argjendi dhe 4 bronzi. Kina renditet e treta me 6 ari, 5 argjendi dhe 7 bronzi dhe është vendi që ka fituar më shumë podiume për momentin, 18.

Italia, me nëntë medaljet e saj, në llogaritjen e përgjithshme të podiumeve, do të përfundonte e pesta pas ekipit me sportistë ruse, që konkurrojnë nën shkurtesën e Roc (Komiteti Olimpik Rus).

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 2 argjendi dhe 3 bronzi 3 argjendi dhe 4 bronzi 5 argjendi dhe 7 bronzi e cila aktualisht ka fituar 7 ari italia japonia me 8 ari kina renditet e treta me 6 ari kosovës” lojërat “tokyo 2020” shba 2 argjendi dhe 3 bronzi 3 argjendi dhe 4 bronzi 5 argjendi dhe 7 bronzi e cila aktualisht ka fituar 7 ari italia japonia me 8 ari kina renditet e treta me 6 ari kosovës” lojërat “tokyo 2020” shba

Sondazh

Poll