Sport

Fizioterapisti për Sneijder: “Duhej ta bindja që të mos dilte jashtë. Sillej si një fëmijë”

26 Korrik 2021, 16:18 Nga DOSJA

HOLANDE – Fizioterapisti holandez Andre van Alphen është mjaft i njohur në mjediset e futbollit elitar. Ai ka ndjekur shumë emra të mëdhenj të futbollit gjatë gjithë karrierës së tij, ndërkohë që ka punuar për Tottenham, por gjithashtu ka ndjekur edhe lojtarë si Wesley Sneijder, Frenkie de Jong dhe Burak Yilmaz.

Për ish-mesfushorin zikaltër, pjesë e skuadrës fituese të “tripletës” historike të Interit me Mourinhon në krye të pankinës, Van Alphen tregoi disa episode për mesfushorin holandez. “Wesley është një djalë shumë besnik dhe gjithmonë vinte tek unë kur kishte probleme”,– është shprehur fizioterapisti për “Voetbal International”.

“Dëshira e tij për t’u bërë mirë ishte aq e pabesueshme. Ndonjëherë, kur punoja me të në orare të tjera, duhej ta bindja që të mos dilte për shembull për darka natën. Ai abuzonte me të ngrënit dhe pijen, por e kompensonte me talentin e madh që posedonte.

Kishte raste që sillej si një fëmijë, vazhdonte të rezervonte restorante fshehurazi, ose papritmas miqtë do t’i shfaqeshin në derë për darkë. Ai vepronte sikur të mos e kishte idenë se nga po i vinin kaq papritur”.

Më vonë, ish-mesfushori holandez Wesley Sneijder, i ka pranuar abuzimet në karrierë e tij, duke pohuar: “Unë mund të isha bërë si Messi, ose Ronaldo. Thjesht nuk punova si ata. Më pëlqente jeta ime, mbase kam pirë ndonjë gotë verë në darkë. Leo dhe Cristiano janë të ndryshëm, ata kanë bërë shumë sakrifica. Karriera ime, megjithatë, ishte akoma e mahnitshme”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “voetbal international” fizioterapisti holandez andre van alphen frenkie de jong dhe burak yilmaz messi ose ronaldo wesley sneijder “voetbal international” fizioterapisti holandez andre van alphen frenkie de jong dhe burak yilmaz messi ose ronaldo wesley sneijder

Sondazh

Poll