Sport

Triathlon: Ukrainasja Yelistratova me doping, pezullohet nga Olimpiada

26 Korrik 2021, 17:49 Nga DOSJA
Triathlon: Ukrainasja Yelistratova me doping, pezullohet nga Olimpiada

JAPONI – Atletja e garës së triathlonit, Yuliya Yelistratova ka rezultuar pozitive nga EPO në një garë më 5 qershor. Kjo u njoftua nga Agjencia Ndërkombëtare e Testimit (ITA). Ukrainasja është hequr nga lista fillestare e garës Olimpike, planifikuar për nesër në mëngjes në Tokio.

Yelistratova ka dalë pozitive në Dnipro, në një garë për Kupën e Europës. “Federata Ndërkombëtare e Triathlonit u njoftua për rastin më 24 korrik nga laboratori i Varshavës, i akredituar nga Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA),”- tha ITA.

Ukrainasja 33-vjeçare është “pezulluar përkohësisht” dhe nuk do të jetë në gjendje të garojë nesër. Ajo ka të drejtë të kërkojë analizën e provës B dhe të kundërshtojë pezullimin e saj të përkohshëm para Tribunalit të Arbitrazhit të Sportit (CAS).

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport agjencia botërore anti-doping (wada) agjencia ndërkombëtare e testimit (ita) rezultuar pozitive yuliya yelistratova agjencia botërore anti-doping (wada) agjencia ndërkombëtare e testimit (ita) rezultuar pozitive yuliya yelistratova

Sondazh

Poll