Sport

Ronaldinho: “Barcelona duhet ta tërheqë fanellën me numrin 10 të Messit”

26 Korrik 2021, 16:12 Nga DOSJA
Ronaldinho: “Barcelona duhet ta tërheqë fanellën me numrin

SPANJE – Ronaldinho i ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës që të tërheqin numrin 10 të fanellës, pasi Lionel Messi të largohet.

Aktualisht Lionel Messi është pa kontratë, por ka shprehur dëshirën e tij për të qenë pjesë e skuadrës ‘blaugrana’ edhe në vazhdim, por për momentin nuk ka firmosur për shkak të krizës financiare që po kalon Barça.

I pyetur rreth kësaj çështjeje, Ronaldinho deklaroi: “Messi duhet të qëndrojë ai është pjesë e historisë së Barcelonës. Unë besoj se do të qëndrojë ende dhe dua të them që numri 10 i fanellës së atij klubi duhet të tërhiqet, pasi të largohet Messi”.

Ronaldinho ka qenë lojtari i fundit që ka veshur fanellën me nr. 10 te Barcelonës përpara se  ajo t’i kalonte Messit.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll