Sport

VIDEO / Trajneri befason sportisten, i propozon live gjatë intervistës

26 Korrik 2021, 16:18 Nga DOSJA
VIDEO / Trajneri befason sportisten, i propozon live gjatë intervistës

JAPONI – Dhimbja, lotët dhe zhgënjimi për një humbje të papritur në garën e skermës, që i kushtoi eliminimin nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, është larguar menjëherë pas një propozimi për martesë që ka marrë “live” para kamerave.

Sportistja argjentinase Maria Belen Perez Maurice ishte duke dhënë një intervistë pas humbjes në garat e skermës, kur pas krahëve të saj del trajneri dhe personi me të cilën bashkëjeton prej vitesh, Lucas Guillermo Saucedo.

Ai iu afrua kamerës me një letër, ku i propozonte sportistes për martesë: “Dëshiron të martohesh me mua”! Sportistja u emocionua pa masë, shpërtheu këtë herë në lot gëzimi, duke pranuar propozimin.


B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll