Sport

Legjenda kërkon pavarësinë nga ‘tutela” e Dean Smith dhe largohet nga Aston Villa

26 Korrik 2021, 15:23 Nga DOSJA
Legjenda kërkon pavarësinë nga ‘tutela” e Dean Smith

ANGLI – Ish-legjenda i ‘bluve’ të Londrës dhe i kombëtares së “Tri Luanëve”, John Terry, më së fundit ka njoftuar se do të largohet nga Aston Villa, një klub ku ishte zv.trajner në stafin e Dean Smith në tri sezonet e fundit.

Ish-mbrojtësi i Chelsea, John Terry, ka deklaruar se tani ai është gati ta drejtojë vetë një ekip, gjë që ka qenë gjithmonë ambicia e tij. Pra, nëse i paraqitet rasti i duhur, tani ndihet i gatshëm të përballet me një sfidë të tillë.

“Ka qenë një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të kaloja dy sezonet e fundit tek Aston Villa, por tani ndiej se është koha e duhur për të marrë vendimin jashtëzakonisht të vështirë, për të shkuar më tej. Unë dua të jem absolutisht i respektueshëm me menaxhmentin dhe të gjithë tek Aston Villa, por do ta konsideroj seriozisht të ardhmen time këtë verë.

Mendoj se nuk është e drejtë të filloj një sezon të ri, pa qenë i sigurt për ta përfunduar atë. Për momentin dua të kaloj disa kohë me familjen time, me shpresën për të marrë ftesa për të vizituar klube dhe trajnerë në të gjithë Europën, për ta kompletuar qëllimin tim; të bëhem trajner,”- ka shkruar John Terry në dorëheqjen e tij, teksa i ka dhënë lamtumirën Aston Villës.

Nga ana e tij, kryetrajneri Dean Smith, ka deklaruar se i vinte keq që humbi Terry si pjesë e stafit të tij teknik, duke shtuar: “Unë e kuptoj plotësisht vendimin e tij. Nuk kam asnjë dyshim që do të bëhet një trajner i klasit të parë”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ish-legjenda i ‘bluve’ të londrës john terry largohet nga aston villa zv.trajner në stafin e dean smith në tri sezonet e fundit ish-legjenda i ‘bluve’ të londrës john terry largohet nga aston villa zv.trajner në stafin e dean smith në tri sezonet e fundit

Sondazh

Poll