Sport

Shtypi francez: Varane po ‘vrapon me shpejtësi’ drejt Manchester United

26 Korrik 2021, 16:41 Nga DOSJA
Shtypi francez: Varane po ‘vrapon me shpejtësi’ drejt

FRANCE – Mbrojtësi i kombëtares franceze, që aktuali luan me “los blancos”, Raphael Varane është duke iu afruar Manchester United. Kontaktet midis klubit anglez dhe Real Madrid janë përshpejtuar në orët e fundit dhe marrëveshja është pothuajse e afërt.

Kjo u raportua nga ‘Le Parisien’, duke shpjeguar se një nga drejtuesit ekzekutiv të klubit anglez janë shprehur se “bisedimet po vazhdojnë me shpejtësi”, ndërsa specifikoi se gjithçka do të mbyllej në fundjavë, për një shifër afër 45 milionë euro.

Shifra në fjalë është mjaft larg pretendimeve të 80 milionëve kishte në mendje Real Madrid, i cili duhej të adaptohet me situatën financiare të tregut aktual. Varane sipas shtypit francez do të nënshkruajë me “Djajtë e Kuq” për 4 ose 5 sezone.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “djajtë e kuq” për 4 ose 5 sezone manchester united një shifër afër 45 milionë euro raphael varane real madrid “djajtë e kuq” për 4 ose 5 sezone manchester united një shifër afër 45 milionë euro raphael varane real madrid

Sondazh

Poll