Sport

Të gjithë presin të shohin në Tokio zhytësen e bukur braziliane, Oliveira vjen në Lojërat Olimpike pas skandalit në Rio

26 Korrik 2021, 17:53 Nga DOSJA
Të gjithë presin të shohin në Tokio zhytësen e bukur

TOKIO– Deri në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, Ingrid Oliveira njihej vetëm nga ata që ndiqnin me vëmendje sportet braziliane, ndërsa zhytësja tërheqëse u bë e famshme në të gjithë botën pas vitit 2016, por jo për shkak të suksesit sportiv.

Në media rrodhi informacioni se ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale para garës, prandaj të nesërmen nuk ishte në kulmin e formës dhe brazilianët mbetën pa një medalje, edhe pse konsideroheshin favoritë.

“Do ta them të vërtetën. E mora Pedron në dhomë, por nuk ndodhi një natë para garës dhe nuk më dëbuan nga Lojërat. Nuk e bënë, sepse kam një të kaluar të përsosur. Pedro dhe unë bëmë atë që donim, si shumë të tjerë “, rrëfeu Ingrid në një intervistë për UOL Sports.

Fansat tashmë presin ta shohin atleten bukuroshe në kryeqytetin e Japonisë (faza preliminare me 4 gusht). Ajo është 25 vjeç dhe garon në kërcim prej 10 metrash, në mënyrë individuale dhe të sinkronizuar. Ndërsa mbetet të shihet se si do të shkojë ky vit dhe nëse do të sillet më mirë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ingrid oliveira lojërat olimpike tokio 2020 ingrid oliveira lojërat olimpike tokio 2020

Sondazh

Poll