Sport

Ngec marrëveshja mes Milanit dhe Kessie, kërkon 7 mln. sa Ibrahimoviç

25 Korrik 2021, 17:28 Nga DOSJA
Ngec marrëveshja mes Milanit dhe Kessie, kërkon 7 mln. sa

ITALI – Duket se gjërat nuk po shkojnë sipas planit dhe aq lirshëm në rinovimin e kontratës së Franck Kessie me Milanin. Mesfushori kuqezi ka shkuar me kombëtaren e vendit të tij në Olimpiadë në Tokio, por nuk ka ndërmend as të tërhiqet nga kërkesat e tij.

Një nga shtyllat kryesore të mesfushës së Milanit kërkon një pagë prej 7 milionë eurosh në vit, ekzaktësisht sa Zllatan Ibrahimoviç, por nga ana tjetër Maldini dhe Masara kishin diskutuar për një pagë prej 5.5 milionë eurosh plus bonuset dhe nuk munden të shkojnë më tepër se kaq.

Menaxheri i lojtarit nga Bregu i Fildishtë , George Atangana, i cili pritet të takohet me drejtuesit kuqezi javën që vjen, nuk ka ndërmend të çedojë, kërkon aq sa ka kërkuar edhe lojtari.

Milani ka kërkuar që rinovimi të jetë deri në vitin 2024 me opsionin e shtyrjes edhe për dy vite të tjera dhe këtë gjë kërkon ta mbyllë sa më shpejt, pasi skuadra nga Premier League e presin, Liverpool duket se po vëzhgon me shumë kujdes situatën.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll