Sport

FOTO/ Vazhdon jeta e shthurrur e Uejn Runi, publikohen foto me dy femra në dhomë

25 Korrik 2021, 16:59 Nga DOSJA

ANGLI – Uejn Runi duket se nuk ka ndër mend të ndryshojë kurrë. Ish-sulmuesi i Anglisë, tashmë trajneri i Derbi Kauntrit, vazhdon të bëjë bujë me jetën e tij private të shthurrur.

Mediat britanike kanë publikuar këtë fundjavë foto të reja kompromentuese  me një vajzë bionde dhe në një rast dy prej tyre që duket se kanë kaluar natën me ish-yllin e Anglisë dhe Manchester United.

Pamjet kanë qarkulluar fillimisht në Snapchat e më pas janë shpërndarë edhe në rrjetet e tjera sociale duke përfunduar në Twitter.

Vajza e paidentifikuar ende, ka shpërndarë foto në klub me Runin, duke u puthur me të. E më pas në një dhomë hoteli, ku është edhe një femër tjetër. Aty Runi duket sikur nuk është në gjendje të qëndrojë zgjuar, me sa duket nën efektet e alkoolit, aq sa një nga vajzat ka fotografuar tjetrën që bënte poza provokuese pranë fytyrës së ish-sulmuesit, i cili ishte në gjumë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll