Sport

Futbolli uruguajan edhe një herë në zi: Mbrojtësi Emiliano Cabrera gjendet i vdekur

25 Korrik 2021, 17:31 Nga DOSJA
Futbolli uruguajan edhe një herë në zi: Mbrojtësi Emiliano

URUGUAJI – Nuk ka asnjë ngushëllim në Uruguaji, një tjetër vdekje tragjike në botën e futbollit. Në orët e fundit, i riu Emiliano Cabrera, aktiv në ligën e dytë të futbollit vendës, është gjendur i pajetë, por sipas raporteve të ndryshme të mediave lokale, 27-vjeçari ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Ky rast, fatkeqësisht bashkohet edhe me vetëvrasjet e fundit të Santiago Morro García dhe Williams Martínez, duke ngritur shqetësimin mbi rëndësinë e çështjeve të shëndetit mendor edhe në sport.

Cabrera lindi në qytetin Santa Rosa, në Canelones dhe luante si mbrojtës i majtë. Fillimi i karrierës së tij ishte në Boston River, në divizionin e dytë uruguajan, ndërkohë që ai kishte kaluar një periudhë në Juventud de Las Piedras.

Sipas gazetës “Ovación”, Emiliano Cabrera, i cili së fundmi është aktivizuar me Villa Teresa në ligën e dytë uruguajane, ka tentuar ta provojë fatin e tij edhe në futbollin spanjoll, por pa sukses. Gjithsesi, edhe një herë futbolli uruguajan është në zi. I treti rast vetëvrasjeje në pak kohë…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 27-vjeçari ka kryer aktin e vetëvrasjes. emiliano cabrera në canelones santa rosa santiago morro garcia uruguaji williams martinez 27-vjeçari ka kryer aktin e vetëvrasjes. emiliano cabrera në canelones santa rosa santiago morro garcia uruguaji williams martinez

Sondazh

Poll