Sport

Britma e Allegrit për amerikanin McKennie, bëhet virale në rrjetet sociale

25 Korrik 2021, 09:45 Nga DOSJA

ITALI – Juventus luajti ndeshjen e parë miqësore të sezonit, Allegri-bis. Të privuar nga shumë lojtarë të mëdhenj, që ende pushojnë pas angazhimeve të tyre në “Euro 2020”, me shumë lojtarë të rinj nën 23 vjeç në fushë, bardhezinjtë bënë debutimin e tyre me një sukses të qartë kundër Cesenas (3-1 rezultati përfundimtar i miqësore).

Në fushë një nga më aktivët ishte amerikani McKennie, autori i golit të dytë të ndeshjes, që përfitoi nga një asist i të riut Soulè. Menjëherë pas golit, Massimiliano Allegri u përjetësua nga objektivët fotografikë, ndërsa ai me duart e tij i drejtohet mesfushorit të tij: Allegri i ka idetë të qarta dhe i bërtet McKennie, duke i treguar edhe se sa gola ka për të shënuar.

Max është i ngazëllyer për përvojën e tij të dytë në stolin e Juventusit. Edhe nëse do të ishte një ndeshje miqësore pa shumicën e titullarëve, trajneri i Livorno e ndoqi lojën nga pankina dhe drejtoi ekipin e tij nga minuta e parë në minutën e fundit. Dhe për të motivuar mesfushorin e tij McKennie, menjëherë pas golit të shënuar nga amerikani, i bërtet: “Duhet të shënosh të paktën dhjetë gola, Weston!”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport allegri-bis amerikani mckennie cesenas euro 2020 allegri-bis amerikani mckennie cesenas euro 2020

Sondazh

Poll