Sport

Emri i Chiellinit bëhet pjesë e fjalorit gjuhësor gjerman

25 Korrik 2021, 09:22 Nga DOSJA
Emri i Chiellinit bëhet pjesë e fjalorit gjuhësor gjerman

GJERMANI – Giorgio Chiellini njihet prej të gjithëve në Itali për një lojtar me guxim dhe që nuk dorëzohet kurrë. Megjithatë paraqitja e tij në “Euro2020” e ka bërë edhe më të njohur për të gjithë kontinentin e vjetër, madje e ka shndërruar edhe në hero në vendin, ku ndoshta më pak i duan italianët, si Gjermania.

Në fjalorin e neologjizmave në fjalorin gjerman gjithçka fillon me  “Chiellinisch”, i cili mund të përkthehet në ‘stilin Chiellinik’, sepse në mediat gjermane ka filluar të përmendet koncepti, se Chiellini është një mënyrë jetese e vërtetë, që mund të përcaktohet me një term tjetër të ri: “Chiellinigkeit”.

“T’i shohësh gjërat në një mënyrë më të lehtë. Të jesh i gëzuar pa humbur seriozitetin, të bësh punën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të argëtohesh sa më shumë që jeni e mundur ndërsa e bën,”– ky është shpjegimi i kësaj fjale.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll