Sport

Mbappe del në stërvitje, bashkohet me Paris SG, por nuk firmos…

23 Korrik 2021, 17:26 Nga DOSJA

FRANCE – Asgjë nuk ka ndryshuar në kampin parizien, pavarësisht buzëqeshjes së sulmuesit në testet mjekësore në prag të fillimit. Ai është takuar me shokët e rinj të skuadrës Sergio Ramos dhe Wijnaldum, trajnerin Pochettino dhe ka nisur stërvitjet.

Por ndërkohë, sulmuesi 22-vjeçar Kylian Mbappé, ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit kryeqytetas se ai nuk do të rinovojë kontratën me Paris SG, gjë për të cilën ai është i vendosur dhe nuk ndryshon mendim.

Sulmuesi i talentuar i ka komunikuar trajnerit para përfundimit të sezonit, se e ardhmja e tij në klubin parizien nuk do të shkonte përtej 30 qershorit 2022. Marrëdhënia mes të dyve është e shkëlqyeshme dhe Mbappé është ndjerë i mbështetur në çdo kohë nga vendimet sportive të trajnerit, prandaj ia ka komunikuar të parit vendimin e tij për të mos rinovuar.

Me gjasë ai ka mbyllur gjithçka me Real Madridin, ku mund të transferohet falas verën e ardhshme, pavarësisht se sheiku nga Katari, bosi i Paris SG, kërkon ‘ta veshi’ me ar yllin e futbollit francez, me kusht që ai të rinovojë kontratën.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kylian mbappe sergio ramos sulmuesi 22-vjeçar trajnerin pochettino wijnaldum kylian mbappe sergio ramos sulmuesi 22-vjeçar trajnerin pochettino wijnaldum

Sondazh

Poll