Sport

Surpriza e madhe e Olimpiadës, mungesa e kampionëve të Europës në futboll, ‘Azzurrët’ e Mancinit

23 Korrik 2021, 15:18 Nga DOSJA
Surpriza e madhe e Olimpiadës, mungesa e kampionëve të

ITALI – Skuadra përfaqësuese e futbollit të Italisë e cila rreth dy javë më parë u shpall kampione Europe, nuk do të marrë pjesë në Olimpiadën “Tokio 2020”.

Pas suksesit të arritur pak ditë më parë nën drejtimin e Mancinit, surpriza më e madhe është pikërisht kjo që me sa duket i ka rënë në sy edhe shumë kritikëve.

Megjithatë mungesa e “azzurrëve’ ishte një lajm që në Itali, të paktën Komiteti Olimpik e dinte me kohë, pasi njoftimi kishte ardhur që kur përfaqësuesja U21 e drejtuar nga Gigi Di Biagio nuk arriti të ishte me 4 më të mirave në Europianin e tyre, të luajtur në vitin 2019.

Zhgënjimi i asaj përfaqësuese vjen edhe më i hidhur tani, kur i hedh një sy skuadrës dhe kupton që në atë ekip ishin pikërisht kampionët sot të Europës. Në përbërje të formacionit bazë ishin Meret, Barella, Bastoni, Locatelli apo Chiesa, të njëjtët që ishin edhe në finalen e “Wembleyt” dy javë më parë.

Dhe atyre emrave i bashkohet edhe Zaniolo (i cili nuk ishte me Mancinin për shkak të një dëmtimi që e mban gjatë jashtë fushe, Kean, Cutrone, Tonali, Pellegrini i Romës apo Macnini që në atë kohë luante me Atalantën dhe sot është veshur verdhekuq.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll