Sport

Me gjoksin e zhveshur dhe të lyer me vaj, përfaqëson shtetin e tij në Olimpiadë

23 Korrik 2021, 14:47 Nga DOSJA

JAPONI – Nuk kane munguar as surprizat, apo paraqitjet në parakalimin e ceremonisë së hapjes së Olimpiadës “Tokyo 2020”, e cila startoi në orën 13.00 me orën tonë lokale.

Në këtë ceremoni nuk ishin të lejuara përqafimet, apo puthjet si masë parandaluese kjo për situatën e pandemisë Covid-19.

Ndërkohë që shtetet, të cilat në garat sportive nuk arrijnë të lenë gjurmë me rezultatet e tyre përpiqen të shfrytëzojnë gjetjet e parakalimit.

Kështu bëri edhe sportisti flamurmbajtës i Togas, një shtet i vogël i Oqeanisë.

Pita Taufatofua kishte vendosur të përsëriste veshjen e parakalimit të 4 apo 5 viteve më parë të Olimpiadës së Brazilit “Rio2016”.

Krejtësisht i zhveshur, sipër i lyer me vaj që shkëlqente nga larg, ka parakaluar duke u bërë shumë shpejt pjesë e çudirave dhe të veçantave të kësaj ceremonie.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport pita taufatofua pita taufatofua

Sondazh

Poll