Sport

Xhudisti algjerian tërhiqet nga Olimpiada: “Asnjëherë kundër një izraeliti!”

23 Korrik 2021, 14:30 Nga DOSJA

JAPONI – Asnjëherë kundër një izraeliti! Historia përsëritet për xhudistin algjerian Fethi Nourine: shorti e vuri atë përsëri përballë një atleti izraelit dhe përsëri, edhe në garën më të rëndësishme, ai u tërhoq nga konkurrimi.

Kalendari parashikonte që kampioni afrikan, që konkurron në kategorinë e peshës deri 73 kg, pritej të përballej me sudanezin Mohamed Abdalrasool të hënën në raundin e parë, para se të luftonte me izraelitin Tohar Butbul në raundin pasues.

“Ne kemi punuar shumë për t’u kualifikuar në Olimpiadë, por çështja palestineze është më e madhe se e gjithë kjo,”– i tha ai një televizioni algjerian.

“Ne nuk ishim me fat me shortin. Ne kemi një kundërshtar izraelit dhe kjo është arsyeja pse na u desh të tërhiqeshim. Ne morëm vendimin e duhur,”– tha trajneri Amar Ben Yaklif, për mediat algjeriane.

Nuk është hera e parë që Nourine tërhiqet nga një garë për këtë shkak. Kjo ndodhi tani në Tokio, por ka ndodhur edhe në Kampionatin Botëror më 2019. Edhe në të kaluarën ka pasur disa xhudistë që janë tërhequr nga gara vetëm e vetëm për të mos luftuar me një kundërshtar izraelit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport amar ben yaklif historia përsëritet tohar butbul xhudistin algjerian fethi nourine amar ben yaklif historia përsëritet tohar butbul xhudistin algjerian fethi nourine

Sondazh

Poll