Sport

Ja kur garojnë sportistët tanë në Olimpiadë, i pari për kuqezinjtë do të jetë rusi Petrov

23 Korrik 2021, 12:51 Nga DOSJA

JAPONI – Kuqezinjtë e Olimpiadës startojnë zyrtarisht me aktivitetet e tyre nga dita e nesërme,më 24 korrik, ku si për ironi, siparin e garave për Shqipërinë e ngre rusi Matvei Petrov.

Gjimnasti rus do të marrë pjesë në kalin me doreza, një disiplinë, e cila sipas arritjeve të tij në aktivitetet e fundit, ku ka marrë disa medalje të arta në Europiane apo Botëror dhe nën drejtimin e trajnerit shqiptar Alon Hasa, ai ka pretendime të mëdha edhe në Olimpiadë në këtë disiplinë.

Me datë 25 për Shqipërinë do të garojë qitësja Manuela Delilaj. Ajo do të marrë pjesë në dy disiplina, në pistoletë 10m me ajër dhe në pistoletë 25 metra, garë këtë të dytën që  ta zhvillojë më 29 korrik.

Në të njëjtën ditë atë, më 25 korrik do të garojë edhe xhudisti shqiptar, Indrit Çullhaj. Ai në ndeshjen e tij të pare do të ndeshjet me xhudistin nga Costa Rika, Ian Sancho Chinchila.

Më pas, më 27 korrik është rradha e notit, ku debuton Kledi Kadiu në garën e 100 metrave/sil i lirë.

Një ditë më pas, më 28 korrik, është rradha e Briken Caljes. Peshëngritësi i klubit Tirana do të garojë në peshën deri në 73 kg dhe është sportisti me pritshmëritë më të larta në këtë Olimpiadë, duke pretenduar deri për medalje.

Më 30 korrik do të jetë sërish rradha e notit, por këtë herë për Shqipërinë në pishinë do të zbresi një femër. Sportistja Nikol Merizaj do të marrë pjesë në kategorinë e 50 metrave stil i lirë.

Për t’i lënë rradhë më pas, atletit izmir Smajljaj, i cili është edhe sportisti i fundit që u nis për në Tokio, madje duke munguar së bashku me trajnerin e tij Gjergj Ruli edhe në parakalim. Pasi ka kalaur një vit me peripecira për shkak dëmtimesh, Smajlaj do të pretendojë të finalizojë siç duhet provën e tij në kërcim së gjati në këtë Olimpiadë.

Gjithashtu në të njëjtën ditë do të dalë në pedanën e peshëngritjes një tjetër shkodran. Erkand Qerimaj do të zhvillojë provën e tij në kategorinë deri në 81 kg në baterinë B.

Ndërkohë të dielën e ardhshme do të dalë në tartanin e stadiumit olimpik Luiza Gega, e cila do të marrë pjesë në garën e 3000 m/p.

Këto do të jenë garat e sportistëve tanë, ku garat e ditëve të para janë kualifikuese dhe në rast kualifikimi për në finale do t’i zhvillojnë ato edhe në data të tjera.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll