Sport

Zyrtare: Jadon Sancho, pjesë e ‘djajve’ të Manchester Unitedit

23 Korrik 2021, 13:31 Nga DOSJA

ANGLI – Manchester Junajtid dhe Borusia Dortmund, gjatë ditëve të “Euro 2020” kishin arritur marrëveshjen për transferimin e Jadon Sanchos. Anglezët do të paguanin Jadon Sanchos për ta zyrtarizuar marrëveshjen.

Pas disa ditësh gjithçka është zyrtarizuar. Junajtid ka kaluar në kasafortën e Dormundit shumën e kërkuar dhe mesfushori i ri sulmues ka veshur fanelën e “Djajve të Kuq”. Lajmi është mësuar nga anglezët, i cilët kanë njoftuar që transaksioni është kryer.

“Manchester United është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Jadon Sancho, i cili do të qëndrojë në klub tonë deri në qershor 2026, me mundësi edhe për një vit tjetër”,- thuhet në njoftim.

Gjatë prezantimit të Sanchos ishte edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer. Lojtari 21-vjeçar i kombëtares së “Tre Luanëve” ka shënuar 50 gola dhe ka dhënë 64 asiste në katër sezonet që ka luajtur me Borusia Dortmundin.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport borusia dortmund jadon sanchos manchester junajtid borusia dortmund jadon sanchos manchester junajtid

Sondazh

Poll