Sport

VIDEO / Starton Olimpiada, Shqipëria parakalon e udhëhequr nga Calja dhe Gega

23 Korrik 2021, 12:01 Nga DOSJA

JAPONI – Shqipëria ka parakaluar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, që po zhvillohen në Japoni.

Si çdo herë delegacioni shqiptar ka qenë modest, pasi në të ka vetëm 9 sportistë dhe pjesa tjetër janë staf trajnerësh, apo delegacion zyrtar i Komietit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Në këtë edicion të Olimpiadës flamurmbajtës ishin dy atletë, kjo edhe për shkak të barazisë gjinore, ku të gjithë shtetet valvisnin flamujt e tyre nga një sportist mashkull dhe një femër.

Për Shqipërinë dy flamurmbajtësit ishin atletja Luiza Gega dhe peshëngritësi Biken Calja. Këto emra janë dy prej sportistëve me rezultatet më të larta në sportet e tyre dhe ndoshta nga të cilët pretendojmë më tepër për të marrë rezultat.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll