Sport

VIDEO / Japonezët tregojnë potencialin teknologjik, “vizatojnë” qiellin me mbi 1800 dronë

23 Korrik 2021, 15:58 Nga DOSJA
VIDEO / Japonezët tregojnë potencialin teknologjik,

JAPONI – Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike ka qenë ashtu si zakonisht shumë spektakolare dhe unike në llojin e saj. Në të janë pasqyruar historia e aktivitetit, por edhe traditat e vendit që i organizon, në këtë rast Japonia. Dhe një nga veçoritë në këtë vend është se janë të fiksuar pas risive teknologjike dhe këtë e kanë treguar më së miri edhe gjatë shfaqjes.

Një nga momentet me spektakolare të ceremonisë ishte kur në qiellin e Tokios, mbi stadium, fluturuan 1824 dronë. Me një saktësi të jashtëzakonshme, ata ndriçuan qiellin mbi stadium me projeksione dritash, duke krijuar rruzullin tokësor, për të ofruar një pamje spektakolare.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll