Sport

“Tokyo 2020”: Protestat, sfondi jashtë ceremonisë së Olimpiadës…

23 Korrik 2021, 13:57 Nga DOSJA

JAPONI – Protestat ishin sfondi jashtë i ceremonisë së inaugurimit të Olimpiadës “Tokyo 2020”. Një grup njerëzish u mblodhën jashtë stadiumit olimpik japonez për të kontestuar fillimin e Olimpiadës, kushtëzuar nga numri i madh i rasteve me Covid në Tokio, çka sipas tyre, nuk duhej lejuar zhvillimi i edicionit të 32-të të lojërave.

 

Qindra prej tyre u derdhën në sheshin pranë stadiumit, duke kënduar me kore edhe gjatë paradës, ku brenda stadiumit parakalonin vendet pjesëmarrëse. Nuk munguan edhe pankartat e protestave me kërkesa elokuente, si “Mbylleni Olimpiadën e Tokios”, “Jo Olimpiadës”. Një qëndrim i qartë nga një numër i madh civilësh, gjithsesi i kontrolluar në çdo rast nga policia lokale.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport covid në tokio jashtë i ceremonisë së inaugurimit të olimpiadës “tokyo 2020” protestat covid në tokio jashtë i ceremonisë së inaugurimit të olimpiadës “tokyo 2020” protestat

Sondazh

Poll