Sport

Inter, në SHBA me sponsorin e ri. Kundër Arsenalit, derbi i “Socios.com”

20 Korrik 2021, 16:29 Nga DOSJA
Inter, në SHBA me sponsorin e ri. Kundër Arsenalit, derbi i

ITALI – Nesër Interi do të zyrtarizojë sponsorin e ri kryesor, i cili pas 26 vitesh do të zëvendësojë Pirellin në fanelat zikaltër të ndeshjeve. Marrëveshja me “Socios.com”, një kompani e lidhur me kriptomonedhën, do të garantojë më shumë se 20 milionë në sezon, është mbyllur.

Më pak se 30, që Interi po kërkonte para pandemisë. Sidoqoftë, kjo shifër do të arrihet duke shtuar Lenovo (ish-sponsor teknik, tani është azhurnuar dhe do të qëndrojë në pjesën e pasme të fanelës për 5 milionë plus bonuse) dhe partnerin që do të shfaqet në mëngë, që ende nuk është përcaktuar.

“Socios.com” tashmë bashkëpunon me disa klube dhe dje njoftoi marrëveshjen me Arsenalin, duke u bërë partneri global i klubit. Kurioziteti është që sponsori i ri i Interit, do të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e të dielës në Orlando. Përballë njeri tjetrit do të jenë kampionët e Italisë dhe “Topçinjtë” e Mikel Artetas, në fakt, një derbi i “Socios.com”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “topçinjtë” e mikel artetas 20 milionë në sezon e lidhur me kriptomonedhën interi do të zyrtarizojë sponsorin e ri lenovo marrëveshja me “socios.com” të dielës në orlando zëvendësojë pirellin në fanelat zikaltër “topçinjtë” e mikel artetas 20 milionë në sezon e lidhur me kriptomonedhën interi do të zyrtarizojë sponsorin e ri lenovo marrëveshja me “socios.com” të dielës në orlando zëvendësojë pirellin në fanelat zikaltër

Sondazh

Poll