Sport

U operua muajin e kaluar, Ibrahimovic ka një objektiv të qartë: të jetë në ndeshjen e parë të kampionatit

20 Korrik 2021, 15:59 Nga DOSJA
U operua muajin e kaluar, Ibrahimovic ka një objektiv të qartë:

MILANO-Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë në luftë me kohën për tu rikthyer sa më shpejt në fushë.Pak më shumë se një muaj pas operacionit në gjurin e majtë, suedezi vazhdon të punojë shumë në palestër me një objektiv të qartë: të jetë në dispozicion të Piolit për ditën e parë të kampionatit, kur kuqezinjtë do të luajnë ndaj Sampdorias.

Riaftësimi i suedezit vazhdon normalisht dhe me të vërtetë, ai nuk i ka lejuar vetes momente pushimi,duke djersitur në palestër. Milan padyshim nuk ka ndërmend të detyrojë rikthimin e tij,megjithatë sulmuesi dëshiron të jetë pjesë e skuadrës. Një thirrje për ndeshjen e Marassit, planifikuar për në 23 gusht, nuk është diçka e pamundur.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll