Sport

Pas incidentit në Silverstone, Red Bull: “Hakmarrja nuk është në planet tona”

20 Korrik 2021, 10:26 Nga DOSJA

AUSTRI – Një fundjavë me një rezultat katastrofik për Red Bull, aksidenti Verstappen dhe kostot financiare që kjo sjell, karriera e Checo Pérez duke mos shënuar pikë dhe fitorja e Hamilton, ishin faktorë që nuk u pritën mirë në ekipin austriak.

Këshilltari i Red Bull, Helmut Marko, ka rrëfyer për gazetën austriake “OE24”, përvojën e fundjavës, si dhe për faktin që skuderia e tyre as që e mendon mundësinë që të përpiqet të hakmerret ndaj Hamiltonit.

“Max do të bëjë gjithçka, që është në fuqinë e tij, për të fituar kampionatin botëror”,- është shprehur këshilltari, i cili në të njëjtën kohë këmbënguli se hakmarrja nuk është në planet e tij, duke u shprehur me zë të lartë: “Sigurisht, që ne nuk do të synojmë hakmarrje, ose budallallëqe të tjera. Ne nuk arrijmë në atë nivel ”.

Marko nuk ishte i kënaqur me penalltinë ndaj Hamilton dhe ai e tregoi këtë menjëherë kur Verstappen doli nga gara, duke u larguar nga pista. Por ish-piloti e di se nëse do të diskutojmë vendimin e komisarëve, ata nuk do të merrnin një përgjigje të favorshme, pasi ata “do të kërkonte prova të reja”, të cilat nuk i kishin. “Por të gjithë e panë se çfarë ndodhi. Pyes veten: A duhet më shumë sesa përplasja e rrotës së përparme te goma e pasme e kundërshtarit?”

Helmut Marko është afër familjes Verstappen dhe ka folur edhe për gjendjen shëndetësore të pilotit, teksa ka rrëfyer se numri 33 është tashmë në shtëpinë e tij në Monako. “Max është përsëri në Monte Carlo, fizioterapisti i tij po punon me të”,- ka thënë ai, duke shtuar: “Ende ankohet për një dhembje në qafë, por po bën çuditërisht mirë. Mendova se nuk mund të lëvizte për nja dy ditë”.

Gara e radhës në Formula 1 është midis 30 korrikut dhe 1 gushtit, kështu që holandezi ka kohë të rikuperohet dhe të rikthehet përsëri për të garuar në Grand Prix të Hungarisë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aksidenti verstappen checo pérez fitorja e hamilton helmut marko këshilltari i red bull red bull aksidenti verstappen checo pérez fitorja e hamilton helmut marko këshilltari i red bull red bull

Sondazh

Poll